Udhëzime për humbje të shëndetshme në peshë

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 11:33
Udhëzime për humbje të shëndetshme në peshë

Të humbësh në peshë pa shumë mundime nuk është edhe aq e thjeshtë. Ekzistojnë shumë dieta, por pa ushtrime fizike vështirë se mund të vini deri te linja e kërkuar dhe e dashur trupore. Dietat e tilla rigoroze shpejt humbin kilogramët, por nuk janë të shëndetshme, kështu që rrallëherë ndodh që të arrihet caku i dëshiruar e të ngeleni mirë me shëndet.

Këtu ju sjellim një recetë, e cila nuk është aspak rigoroze dhe jep rezultate të mira nëse u përmbaheni udhëzimeve. Imtësoni dhe përzieni 20 gramë lëvore të pjeprit, gjethe blirit dhe të dredhëzave të malit. Në një gjysmë litër ujë të vluar shtoni 1 lugë përzierje të barit, i përzieni, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë ashtu derisa të ftohet. Të pini 3 herë në ditë nga 1 dcl, para ushqimit me një lugë lëng limoni. Nga ushqimi përjashtoni yndyrat me prejardhje nga kafshët. Brenda ditës më së shumti të hani 250 g bukë. Lëvizni sa më shumë, shëtisni.

(Kosova Sot Online)