Top gjashtë ushqimet për të forcuar sistemin imun dhe për të shmangur ftohjen dhe gripin

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 11:46
Top gjashtë ushqimet për të forcuar sistemin imun dhe për të shmangur ftohjen dhe gripin

Është periudha kohore e vitit përsëri kur ftohjet dhe gripi sezonal sulmojnë nga të gjitha anët. Sipas ekspertes nga Nju-Jorku, Andrea Moss, mënyra më e mirë për t'u mbrojtur nga ftohjet dhe gripi është duke forcuar sistemin imun, e këtë sipas saj do ta arrini duke konsumuar ushqimet e sugjeruara nga ai vetë.

NJË THELB HUDHËR

Hudhra më së miri njihet për aromën që lë në gojë. Por, sipas Andrea Moss, hudhra njihet edhe për fuqitë e saj në forcimin e sistemit imun. Ajo thotë: 'Hudhra është e preferuara ime - përfundimisht posedon substanca kundër baktereve dhe viruseve'. Hudhra është e pasur me sulfur, ndërsa që përbërësi i saj alicina, krijon efektet e forcimit të sistemit imun. Të gjithë njerëzve që ndihen të sëmurë, ajo u rekomandon të hanë një thelb hudhër.

MBUSHENI LUGËN ME JOGURT!

Një dozë jogurt në mëngjes mund të ndihmojë të keni një sistem të fortë imun. Përmban probiotikë - që janë baktere e rëndësishme dhe e dobishme dh që po ashtu i ndihmojnë sistemit imun. Gjithashtu ndikon të keni rrjedhë të mirë të punës së zorrëve. Rreth 70 deri 80 për qind e sistemit tuaj imun mbështetet në punën e zorrëve, thotë nutricistja. 'Duhet të keni zorrë të ekuilibruara për të pasur fuqinë luftuese kundër viruseve dhe gripit' ka shpjeguar ajo. Moss thotë: Duke konsumuar diçka si jogurtin, që ju ndihmon me bakteret në sistem… kjo edhe është arsyeja pse do të keni sistem të fortë imun'.

NJË GOTË SPINAQ TË ZIER

Spinaqi është bërë shumë i falshëm dhe i adhuruar, shkaku i atributeve prej një super-ushqimi. Me sa duket, nuk mund të keni një lëng të gjelbër, apo madje edhe sallatë pa e përfshirë spinaqin. Andrea Moss thotë: 'Ne të gjithë e dimë se spinaqi është në përgjithësi një perime e fuqishme. Por kur flasim në forcimin e sistemit imun, spinaqi ka disa përbërës që e mbajnë lart në listë', është i pasur me acid folik, që riparon qelizat, vitamina C'. Një gotë me spinaq të zier ju furnizon edhe me kalium dhe magnez, që verojnë si elektrolite për ta mbajtur trupin mirë të hidratuar ta mbajnë në nivel energjinë.

BROKOLI

Si fëmijë, ju kujtohet kur nëna ka insistuar ta hani bokolin. Kjo për faktin se ajo i dinte vlerat e tij. Sipas Moss, brokoli ka veprim të dyfishtë prej një perime, vepron si luftues dhe forcues për sistemin imun. Kjo për faktin se kjo perime detokson organizmin e njeriut dhe parandalon sëmundjet. Ajo thotë: 'Ne mund të sëmuremi sepse na stagnon mëlçia. Duke e konsumuar bokolin në mënyrë të madhe mund të ndikoni në pastrimin e trupit në mënyrë krejt natyrale. Brokoli po ashtu është e pasur me vitamina C, kalcium.

HANI GJYSMË GREJPFRUTI!

Shumica prej nesh përcaktohemi për një gotë me lëng portokalli kur ta ndjejmë se jemi ftohur. Por, në vend të kësaj, Moss rekomandon të konsumoni gjysmë grejtpfruti, sepse përmban më pak sheqer. Ajo thotë: 'Grejpfruti ndihmon në reduktimin e simptomave të ftohjes dhe disa llojeve të simptomave të gripit. Po ashtu, ndikojnë në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga radikalët e lirë, që do të thotë se parandalojnë disa lloje të inflamacioneve. Nutricistja nga Nju-Jorku thotë se gjithmonë duhet të përcaktoheni për llojin pink apo të kuq të grejpfrutit.

NJË RRISKË SHALQI

Një nga pjesët më të ëmbla të verës është shalqiri. Dhe, del të jetë që edhe gjatë stinës së dimrit shalqiri ju ndihmon të keni një sistem të fortë imun dhe se duhet të kënaqni me të gjatë gjithë vitit. 'Shalqiri është i pasur me shumë vitamina C, vitamina A dhe po ashtu posedon një sasi të madhe me likopen' ka thënë Andrea Moss. Likopeni ia dhuron ngjyrën e kuqe shalqirit dhe ofron elemente të forta në ndërtimin e trupit. Shalqiri po ashtu redukton infeksionet, inflamacionet, të shkaktuara nga radikalët e lirë. Nëse gjatë dimrit nuk mund ta gjeni shalqirin, përcaktohuni edhe për domate.

(Kosova Sot Online)