Shurupi shtëpiak për largimin e këlbazës

  • E.K /
  • 06 January 2021 - 11:18
Shurupi shtëpiak për largimin e këlbazës

Nëse ju mundon kolla dhe keni vështirësi në largimin e këlbazës, përgatiteni shurupin shtëpiak .

Përbërësit: -një lugë mëllagë të tharë -një lugë fara të lirit -një lugë trumzë -1 limon, i prerë në rriska -250 ml ujë -250 g sheqer të vrugët Ujin e vendosni në enë, e më pas shtoni sheqerin e vrugët. Kur sheqeri të shkrihet shtoni përbërësit tjerë dhe i zini në të njëjtën temperaturë për rreth 15 minuta. Më pas një lugë të këtij shurupi e merrni tri herë në ditë. Shurupin e përdorni derisa të ndiheni më mirë, ruajeni në frigorifer.

(Kosova Sot Online)