Analiza imazherike për zbulimin e autizmit

  • E. /
  • 12 January 2021 - 12:57
Analiza imazherike për zbulimin e autizmit

Një analizë imazherike e trurit, që zgjatë rreth dy minuta, mund të ndihmojë në zbulimin e autizmit te fëmijët e prekur me këtë sëmundje. Zakonisht diagnostikimi i kësaj sëmundjeje është proces i gjatë dhe problematik, që kërkon një angazhim të madh të mjekëve, fëmijëve dhe prindërve të tyre. Një institut kërkimor në Virxhinia të SHBA-së është duke zhvilluar një teknikë të imazherisë së trurit, e cila, në një të ardhme të afërt, mund të jetë shumë e dobishme për diagnostikimin e autizmit.

Shkencëtarët kanë konstatuar se korja e mesme cingulare e trurit është përgjegjëse për dallimin e vetvetes nga të tjerët, gjë që është e dëmtuar te autizmi. Në studimin më të ri, fëmijëve iu janë treguar 15 pamje të vetvetes dhe 15 pamje të fëmijëve të tjerë, me moshë dhe gjini të njëjtë. Te fëmijët me autizëm nuk kishte ndryshim të aktivitetit në pjesën e cekur të trurit, për dallim nga fëmijët pa autizëm.

(Kosova Sot Online)