Vitamina K bën mrekulli në trup, forcon kockat dhe zemrën

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 15:25
Vitamina K bën mrekulli në trup, forcon kockat dhe zemrën

Ka shumë lëndë ushqyese thelbësore që rrisin shëndetin e përgjithshëm. Ne të gjithë e dimë rëndësinë e vitaminave A, B, C, D dhe E. Por vitamina K është një tjetër vitaminë e rëndësishme që ka një rol po aq të rëndësishëm në shëndetin dhe trupin. Ju keni nevojë për këtë lëndë ushqyese për shumë funksione të rëndësishme në trup. Kjo është një vitaminë e tretshme në yndyrë që mban kockat tuaja të shëndetshme.

Ajo gjithashtu nxit shërimin e plagëve dhe është e mirë për zemrën. Vitamina K është gjithashtu një lëndë ushqyese thelbësore për diabetikët pasi përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës. Marrja e rregullt e kësaj vitamine mund të ulë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2. Ka disa ushqime që përmbajnë këtë lëndë ushqyese, veçanërisht zarzavatet me gjethe. Më poshtë janë të listuara disa ushqime që duhet t’i shtoni në dietën tuaj ditore për të marrë përfitimet e kësaj vitamine. Këto ushqime janë gjithashtu të mbushura me ushqyes të tjerë që do t’ju ndihmojnë të mbani shëndetin të përgjithshëm.

Spinaqi: Ky është një ushqim me kolesterol të ulët dhe i pasur me vitaminë K. Gjithashtu vjen i ngarkuar me fibra dietike, vitamina A dhe C dhe hekur.

Lakra jeshile: Përmban më shumë se 50% të rekomandimit ditor të vitaminës K. Është gjithashtu një burim i pasur me fibra, proteina dhe acide yndyrore omega-3.

Brokoli: Është i pasur me vitaminë K dhe përmban shumë vitamina dhe minerale të tjera thelbësore të cilat rrisin shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Peshku: Shumë pak njerëz e dinë që peshku është një burim i mirë i vitaminës K. Shtojeni këtë në dietën tuaj ditore për të marrë përfitimet e këtij super ushqimi.

Kivi: Kivi është e ngarkuar me vitaminë K. Për më tepër, ky frut është gjithashtu një burim i pasur i vitaminave A, B12, B6, E, hekurit, kalciumit dhe kaliumit. 

(Kosova Sot Online)