Vitamina d përmirëson problemin madhor te meshkujt

  • E.K /
  • 21 January 2021 - 13:09
Vitamina d përmirëson problemin madhor te meshkujt

Hulumtimi i ri nga ekspertët italianë ka zbuluar se niveli i ulët i vitaminave D mund të ndikojë negativisht në ereksion. Në hulumtim kishin marrë pjesë 143 meshkuj që vuanin nga çrregullimi erkesional. Ekspertët kishin vëzhguar shprehitë e tyre jetësore dhe kishin matur nivelin e vitaminave D në gjak. Kur kishin krahasuar rezultatet, ishte vërejtur se 50 për qind e pjesëmarrësve vuan nga mungesa e vitaminave D.

Sa më shumë kishte mungesë të vitaminave D aq më i shprehur theksohej ky problem. Meshkujt me këtë problem deri 24 për qind kishin mungesë të vitaminave D. "Hulumtiemt e mëparshme kanë vërtetuar se vitamina D është kryesore në ruajtjen e funksionimin e shumë proceseve në trup, e këtë e vërteton edhe ky hulumtim", deklaron udhëheqësja e këtij studimi Alessandra Barassi.

(Kosova Sot Online)