Spërkatja e hundës mund të parandalojë Covid-19

  • A.P /
  • 27 January 2021 - 15:13
Spërkatja e hundës mund të parandalojë Covid-19

Shkencëtarët britanikë kanë shpikur një sprej të ri për hundën që mund të parandalojë infeksionin e koronavirusit deri në dy ditë.

Sipas burimeve, shkencëtarët po planifikojnë të kenë këto sprej për hundët në farmaci brenda disa muajsh.

Duke folur për mediat, Dr. Richard Moakes, studiuesi kryesor i studimit, tha se ai është i sigurt për të ndihmuar në zhbllokimin e shoqërisë nga kufizimet e distancës sociale dhe për të bërë që shkollat ëtë ecin përpara.

Spërkatja e hundës mund të parandalojë Covid-19

Studiuesit që po punonin për prodhimin e këtij sprej që në Prill të vitit 2020, njoftuan në muajin Nëntor se eksperimentet laboratorike kanë treguar se parandalon përhapjen e koronavirusit deri në 48 orë.

Ekipi i studiuesëve beson se përdorimi i këtij sprej katër herë në ditë do të ishte i mjaftueshëm për mbrojtje të përgjithshme. Mund të aplikohet çdo 20 minuta nëse është në një mjedis me rrezik të lartë dhe të populluar dendur siç janë shkollat.

Cilat janë përbërësit kryesorë të këtij spreji?

Spreji i hundës, i cili nuk është emëruar ende, është prodhuar nga përbërës që janë miratuar tashmë për përdorim mjekësor, që do të thotë se është i sigurt për njerëzit dhe nuk kërkon miratim të mëtejshëm.

Sipas ekspertëve, spreji i hundës i cili së shpejti do të jetë në dispozicion në dyqane për njerëzit e zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar është kombinim i një agjenti antiviral i cili njihet si carrageenan. Carrageenan përdoret kryesisht në ushqime si një agjent trashës. Spreji gjithashtu përbëhet nga një tretësirë ëe cila quhet gellan. Çfarë është gellan? Është një agjent që zgjidhet për aftësinë e tij për t’u ngjitur në qelizat brenda hundës.

Si funksionon spërkatja e hundës?

Formula ndihmon në parandalimin e infeksionit duke kapur virusin në hundë dhe duke e mbërthyer atë në një shtresë nga e cila nuk mund të shpëtojë.

(Kosova Sot Online)