Katër stinët e vitit zbulojnë prej cilave sëmundje rrezikohen fëmijët

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 12:52
Katër stinët e vitit zbulojnë prej cilave sëmundje rrezikohen fëmijët

Stina e vitit, në të cilën jeni lindur, gjithsesi se ndikon në shëndetin tuaj në përgjithësi, e ekspertët theksojnë se kjo vjen si pasojë e dritës së diellit dhe orës biologjike.

VJESHTA

Fëmijët e lindur në vjeshtë, 30 deri 90 për qind kanë gjasa të zhvillojnë alergji në qumësht, vezë dhe kikirikë në krahasim me fëmijët që kanë lindur në stinët tjera të vitit. Foshnjat e lindura në vjeshtë kanë më pak vitaminë D, që është e domosdoshëm për ta forcuar sistemin imun. Mungesa e vitaminave D zvogëlon funksionin mbrojtës së lëkurës duke hapur rrugën alergjive. Pos alergjive, fëmijët e lindur në vjeshtë janë më të prirë për t'u prekur nga astma. Për 13 për qind ata janë të rrezikuar nga astma, ka vërtetuar studimi nga viti 2013.

DIMRI

Fëmijët e lindur gjatë ditëve të dimrit më shpesh janë mëngjarash në krahasim me ata fëmijë të lindur në verë, pohojnë ekspertët gjermanë. Ekspozimi më shumë në dritën e diellit apo dritës në përgjithësi gjatë shtatzënisë sekreton më shumë hormonin testosteron. Kjo ndikon në ekuilibrin hormonal, shkakton ndryshime në tru dhe në caktimin e dorës dominuese. Pos kësaj, këta vogëlush janë më të rrezikuar nga depresioni dhe në përgjithësi janë më pak të kënaqur me jetën.

PRANVERA

Fëmijët e lindur në stinën e pranverës janë më të rrezikuar nga sëmundjet autoimune, siç janë skleroza multiple, artriti reumatoid dhe kolitisi. Pos sëmundjeve autoimune, të lindurit në pranverë për 25 për qind më shumë janë të rrezikuar nga limfoma "Hodgkins". Ekspertët besojnë se për këtë është fajtor mungesa e prirjes ndaj infeksioneve gjatë zhvillimit të sistemit imun. Prandaj, imuniteti i tyre zhvillon përgjigje jo normale në sëmundje. Këta fëmijë shpesh sëmuren edhe nga melanoma, e ekspertët besojnë se kjo vjen si pasojë e ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve të diellit.

VERA

Fëmijët e lindur në verë janë të prirë për t'u prekur nga ndryshimi i shpejtë i disponimit, por edhe nga vetëvrasjet kur të rriten. Ekspertët besojnë se fajtor për këtë janë ndryshimet në tru të shfaqura nën ndikimin e motit. Pos kësaj, të lindurit në verë kanë probleme edhe me shikimin dhe shkurtpamësinë. Për 17 për qind ata janë më të rrezikuar nga shkurtpamësia në krahasim me fëmijët që kanë lindur në dimër.

(Kosova Sot Online)