Bima që e keni në kuzhinë shëron shumë sëmundje

  • E.K /
  • 30 January 2021 - 14:10
Bima që e keni në kuzhinë shëron shumë sëmundje

Origano është bimë mesdhetare, një ndër më shërueset në botë. Sidomos vlerësohet vaji i tij, i cili fitohet nga llojet e egra të organos. Ekzistojnë rreth 40 loje të organos. Një ndër llojet më shëruese është vaji i "Origanum Minutiflorum". Grekët e vjetër vajin e organos e kanë përdorur për shërimin e plagëve, kafshimeve nga gjarpri dhe telashet nëpër organet e frymëmarrjes.

Shkencëtarët britanikë kanë vërtetuar se vaji i organos ndikon në shërimin e rreth 25 sëmundjeve të ndryshme. Ndikon kundër shumicës së baktereve që shkaktojnë infeksionin e zorrës së trashë dhe traktit urinar, tifon, kolera, të thatit dhe infeksionet e lëkurës. Pos se shkatërron bakteret, vaji i organos ka efekt antivirusal dhe mbron nga gripi dhe ftohjet. Vaji i organos do të mund të jetë pjesë e terapisë në shërimin e kancerit.

(Kosova Sot Online)