Humbni peshë me dietë proteinike

  • E.K /
  • 01 February 2021 - 13:04
Humbni peshë me dietë proteinike

Dieta me proteina mund të jetë e vështirë, por ajo sjell rezultate të dukshme që në javën e parë. Gjatë kësaj diete konsumohen vetëm proteina, e jo edhe karbohidrate e yndyra. Ushqimet e pasura me proteina na ngopin shpejt, prandaj edhe do të hamë më pak, duke humbur më shumë kile. Dietat më të popullarizuara proteinike janë Dieta e Atkinsit dhe ajo e Dukanit.

Dieta e Atkinsit bazohet te ushqimet e pasura me proteina, yndyra dhe fibra, duke thënë se me evitimin e karbohidrateve, organizmi humbë më lehtë kilet e tepërta. Dieta e Dukanit bazohet në katër faza, duke u munduar që ta parandalojë kthimin e peshës së humbur pasi që të ketë mbaruar dieta. Ana negative e dietave proteinike kanë të bëjnë me efekte anësore, sikur që është kapsllëku, mungesa e vitaminave, etj.

(Kosova Sot Online)