Dieta që për pesë ditë heq tre kilogramë

  • A.P /
  • 02 February 2021 - 15:42
Dieta që për pesë ditë heq tre kilogramë

Për pesë ditë, përmes kësaj diete, mund të humbni deri tre kilogramë, por kini kujdes, pasi që kilogramët e humbur shpejt mund të kthehen shpejt. Nëse kërkoni dietë që nuk ju mundon shumë, e shpejt ju heq shtresat dhjamore, kjo mund të jetë zgjedhja juaj. Në fakt, një gotë e kësaj përgatitje në lukth të zbrazët për pesë ditë ju ndihmon të humbni tre kilogramë. Shumë persona konsiderojnë s kjo dietë është mënyra e duhur për largimin e ujit tepricë nga trupi, rregullimin e tretjes dhe "shfryrjen" e stomakut.

PËRBËRËSIT:

1 sasi majdanoz; 1 limon; 1 gotë ujë. Përgatitja: E preni imët majdanozin e limonin e shtrydhni e lëngun tij e vendosni në gotë dhe e pini çdo mëngjes në lukth të zbrazët, pesë ditë rresht, e më pas bëni pauzë prej dhjetë ditë. Lëngu ju ndihmon në shkrirjen e kalorive, e trupin njëkohësisht e hidraton si dhe e furnizon me vitamina dhe minerale. Majdanozi është diuretik i shkëlqyeshëm dhe përmirëson tretjen. Për pesë ditë mund të humbni tre kilogramë.

(Kosova Sot Online)