Përdorimi i antibiotikëve ka më shumë efekte të padëshiruara sesa që është menduar

  • E.K /
  • 06 February 2021 - 10:20
Përdorimi i antibiotikëve ka më shumë efekte të padëshiruara sesa që është menduar

E kemi ditur se për një kohë një nga efektet e padëshiruara anësore të antibiotikëve janë çrregullimi i mikrobeve të dobishme në zorrë. Por, një studim i ri tani ka shikuar më afër dhe sugjeron se pasojat e dëmshme të përdorimit të antibiotikëve mund të jenë shumë më të dëmshme sesa që ne kemi menduar. Duke shkruar në revistën "Gut", Andrey Morgun, profesor i farmacisë, shpreson se ky studim do ta shtojë mirëkuptimin e dëmeve që shkaktojnë antibiotikët në zorrë dhe ne do të ofrojmë mënyra të reja për t'i hetuar dhe larguar këto pasoja.

Kur të përdoren si duhet, antibiotikët eliminojnë infeksionet që kërcënojnë jetën, por rreth 1 në 10 njerëz që janë trajtuar me ta do të pësojnë efekte të dëmshme anësore. Shkencëtarët kanë filluar ta zbulojnë se përdorimi i tyre përcillet me probleme, që ndikojnë në glukozën e metabolizmit, sistemin imun, tretjen e ushqimit dhe në sjelljen e tyre në përgjithësi.

(Kosova Sot Online)