6 vitaminat për të cilat kemi nevojë dhe roli i tyre

  • E.K /
  • 06 shkurt 2021 - 12:33
6 vitaminat për të cilat kemi nevojë dhe roli i tyre

Në këtë mot të ftohtë, organizmi u ekspozohet faktorëve të ndryshëm të dëmshëm, të cilët e dobësojnë sistemin imun, andaj për këtë duhen përdorur vitaminat në mënyrë që ta forcojmë funksionimin normal.

VITAMINA A

Forcon shikimin dhe sistemin mbrojtës. Ku e hasim: në perimet me gjethe të gjelbër, pemë dhe perimet me ngjyrë të verdhë, ngjyrë të kuqe dhe të portokalltë (karota, domate, pjeshkë, pjepër), vezë, qumësht dhe prodhimet e qumështit. Pse shërben: për shëndetin e syve, mbron nga sëmundjet, ngadalëson plakjen, shkatërron radikalët e lirë. Sasia e nevojshme: 0,6 mg në ditë.

VITAMINAT E KOMPLEKSIT B

Për sistemin nervor dhe metabolizmin. Ku e hasim: më të rndësishmit janë - B1, B2, B6 dhe B12 - në ushqimet me prejsrdhje nga kafshët (vezë, qumësht, mish, proshutë), drithëra integrale, bananne, perime të gjelbra dhe gështënja. Pse shërbejnë: forcojnë sistemin nervor, derisa vitaminat B2, B6 dhe B12 të gjitha funksionet e trupit i mbajnë si duhet. Sasia e nevojshme: 0,9 mg në ditë.

VITAMINA C

I domosdoshëm në luftën kundër baktereve dhe viruseve. Ku e hasim: në shumicën e pemëve dhe perimeve, më së shumti në agrume, kivi, fruta të malit, pjepër, domate, speca, sallatë dhe spinaq. Pse shërben: është antioksidues i fortë, shkatërron radikalët e lirë, absorbon hekurin, mbron qelizat nga dëmtimet dhe merr pjesë në sintezën e hormoneve. Saisa e nevojshme: 60 mg në ditë. VITAMINA D Forcon eshtrat dhe muskujt. Ku e hasim: në qumësht, të kuqtë e vezës, tunë dhe salmon. Pse shërben: rregullon krijimin e fosforit dhe kalciumit, mineral i domosdoshëm për forcimin e eshtrave, muskujve dhe indeve. Sasia e nevojshme: deri në 10 mkg në ditë.

VITAMINA E

Mbron qelizat dhe pjellorinë Ku e hasim: në vaj ulliri, sythat e grurit, arra, badem, spinaq dhe të kuqtë e vezës. Pse shërben: është antioksidues i fortë, mbron qelizat dhe mbështet sistemin riprodhues. Sasia e nevojshme: 8 mg në ditë.

VITAMINA H

Ushqimet i shndërron në energji. Ku e hasim: në supë të pulës, të kuqtë e vezës, perime të gjelbër (kungulleshka, brokoli), miell të sojës, pemë të thara dhe bishtajore. Pse shërben: substancat ushqyese të konsumuara i shndërron në energji. Është i domosdoshëm për sintezën e kolesterolit dhe aminoacideve, ruan flokët dhe lëkurën. Sasia e nevojshme: nga 15 deri 100 mkg në ditë.

(Kosova Sot Online)