Antibiotikët natyralë që janë përdorur nga gjyshërit tanë

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 14:05
Antibiotikët natyralë që janë përdorur nga gjyshërit tanë

E dimë se përdorimi i tepërt i antibiotikëve nuk është i shëndetshëm. Edhe pse mund të hiqni qafe bakteret, mund ta dobësoni sistemin tuaj imun, e me kalimin e kohës do të krijoni rezistencë ndaj antibiotikëve të ndryshëm. Por, gjyshërit tanë kishin zgjidhje për shërim, duke përdorur antibiotikët natyralë.

EKSTRAKTET NGA FARAT E GREJPFRUTIT

Hulumtimet e fundit pohojnë se farat e kësaj frute mund të përdoren kundër 800 lloje të baktereve dhe viruseve.

LAKRA E FRESKËT DHE AJO TURSHI

Pos se është përplot me vitamina C, ndihmon shumë në tretje dhe në forcimin e baktereve të dobishme. Shumica e imunitetit tonë gjendet në zorrët tona, prandaj edhe nuk çudit fakti pse është në majë të listës.

ORIGANO DHE VAJI I ORIGANOS

Është i shkëlqyeshëm për luftën kundër infeksioneve, kërpudhave dhe parazitëve në zorrë. VAJI I KOKOSIT Ka shumë pak hapësirë për të shënuar të gjitha vetitë dhe dobitë shëruese të këtij vaji. Pos se na mbron nga bakteret dhe viruset, është i shkëlqyeshëm për kontrollin e kolesterolit dhe siguron punë të mirë të hormoneve.

UTHULLA E MOLLËS

Posedon përbërës antiseptikë dhe antibiotikë. Nxit organizmin dhe ndikon të keni një metabolizëm të shpejtë.

USHQIMI I FERMENTUAR

Lakra e pasterizuar, trangujt turshi, kefiri, jogurti probiotik. Të gjitha këto e ripërtërijnë florën e zorrës, mbrojnë nga kanceri dhe luftojnë infeksionet.

HUDHRA

Porsa ta ndieni se po ju prej ftohja apo ndonjë grip, merrni hudhër të freskët dhe me kohë parandalojeni sëmundjen.

MJALTI

Çdo mëngjes merrni dhe hani një lugë mjaltë. Ekspertët kanë vërtetuar se pikërisht mjalti posedon përbërësit më të fortë kundër sëmundjeve të ndryshme, e lista e tyre është e gjatë.

(Kosova Sot Online)