Shurupi i rrikës kundër sëmundjeve kronike të mushkërive

  • E.K /
  • 20 February 2021 - 11:26
Shurupi i rrikës kundër sëmundjeve kronike të mushkërive

Nëse keni probleme me kollitje, apo ndonjë problem tjetër me organe të frymëmarrjes, atëherë ia vlen që ta përgatisim shurupin e rrikës (lloj bime), i cili është efikas kundër sëmundjeve të mushkërive, bronkeve, dhe të gjitha rrugëve të frymëmarrjes, meqë përmban një substancë të ngjashme me antibiotikun penicilinë. Rrikën e gërryer e përziejmë me sheqer, apo edhe më mirë, me mjaltë.

Masën e shtypim mirë dhe e përfitojmë shurupin. Pjesën tjetër e ziejmë duke shtuar pak ujë, më pas edhe një herë e shtypim dhe e shtojmë te shurupi i fituar. Ky shurup është shumë i fortë dhe ka veti mjekuese. Rrikën e gërryer mund ta shtoni edhe në sallata, meqë në këtë mënyrë do të prekeni më rrallë nga ftohjet. Rrika bashkë me hudhrën janë shumë të dobishme për pleqtë. Si rrika, po ashtu edhe hudhra, përtërijnë enët e gjakut, sidomos arteriet, meqë ulin shtypjen e gjakut.  

(Kosova Sot Online)