Dietologët cilësojnë bananen si frutin më të mirë për të rënë nga pesha; Ja arsyet përse duhet ta hamë çdo ditë

  • E.K /
  • 24 shkurt 2021 - 09:57
Dietologët cilësojnë bananen si frutin më të mirë për të rënë nga pesha; Ja arsyet përse duhet ta hamë çdo ditë

A mund t’ju ndihmoj banania të bini në peshë? Përgjigja është po! Vetëm 1 banane me madhësi mesatare ka 3 gram fibra, 14 gram sheqer natyral, 27 gram karbohidrate, 105 kalori dhe një mori lëndësh ushqyese të shëndetshme. Një studim nga Journal of Nutritional Biochemisty raportoi se bananet kanë veti anti-ulcer, e cila vepron si një anti-acid natyral në stomak. Bananet mund të ndihmojnë në riparimin e mukozës së dëmtuar të stomakut dhe mbrojnë aparatin tretës kundër gastritit të shkaktuar nga aspirina. Gjithashtu, banania përmban shumë kalium për zemrën, dhe triptofan për shëndetin mendor. Por kini parasysh që krahasuar me frutat e tjerë, bananet janë pak më të pasura me kalori dhe karbohidrate, prandaj zgjidhini të një madhësie mesatare.

Përfitimet shëndetësore të bananeve:

1.  Një nga pjesët më të vështira gjatë procesit të humbjes  së peshës është kontrolli i urisë tuaj. Kur jeni mësuar të hani më shumë, në dietë uria bëhet edhe më e papërballueshme. Një nga mënyrat më efektive për të shuar ndjesinë e të ngrënit  është konsumimi i më shumë fibrave. Bananet janë një zgjidhje ideale. Kur konsumoni ushqime të pasura me fibra, ka më pak të ngjarë të keni uri të ‘çmendur’ për ushqime të pashëndetshme.

2. Bananet janë të ëmbla dhe dëshira për të ngrënë ëmbëlsira gjatë një diete është edhe më e lartë. Kur njerëzit mbajnë dieta komplekse e shumë kufizuese, ka më shumë të ngjarë të heqin dorë ose të dështojnë. Për shkak se bananet janë super të shëndetshme por edhe të ëmbla, ato mund të jenë një alternative e shkëlqyeshme zëvendësuese për ëmbëlsirat.

3. Bananet janë një burim i mirë i fibrave prebiotike, që ndihmojnë në ushqimin e baktereve të mira të zorrëve dhe në përmirësimin e tretjes. Gjithashtu, është një burim i mirë i kaliumit, i cili ndihmon në reduktimin e mbajtjes së ujit. Studimi zbuloi se gratë që konsumojnë një banane të vogël një herë në ditë për të paktën 2 muaj kishin bark më të sheshtë e asnjë problem me fryrjen.  Vetëm sigurohuni që gjithashtu të reduktoni sheqerin dhe karbohidratet në regjimin tuaj.

4. Bananet janë ‘karburant’ për organizmin

Bananet janë të pasura me glukozë  dhe ky sheqer lehtësisht i tretshëm siguron energji për trupin pa na shkaktuar probleme shëndetësore. 

(Kosova Sot Online)