Hani me orar të saktë dhe humbni në peshë

  • E.K /
  • 24 February 2021 - 13:15
Hani me orar të saktë dhe humbni në peshë

Kompania "Supplements" ka bërë një hulumtim dhe kishte grumbulluar të dhëna rreth personave që kishin humbur peshë. Pos asaj se çfarë kishin ngrënë dhe çfarë kishin shmangur, personat që kishin humbur në peshë ishin kujdesur edhe kur të hanë, orën. Sipas tyre, koha më e përshtatshme për kafjall ishte ora 7 në mëngjes, dreka sugjerohet midis 12.30 dhe 13, e darka midis 18 dhe 18.30.

Rreth 84 për qind të të anketuarve konsiderojnë se çelësi në humbjen në peshë është orari i saktë i shujtës, derisa 76 për qind i të anketuarve mendojnë se kafjalli është shujta më e rëndësishme gjatë ditës. Tri të katërtat kanë pohuar se humbjen në peshë ua kishte mundësuar dreka e lehtë e zamrën nuk e kishin shmangur. Hulumtimi ka vërtetuar se koha më kritike për ditë është midis orës 18 dhe 22.

(Kosova Sot Online)