Ushqimi që na plak

  • E.K /
  • 26 February 2021 - 09:35
Ushqimi që na plak

Nëse rregullisht hani ushqim të dëmshëm, mund të dukeni dhjetë apo edhe më shumë vite më i vjetër sesa që në të vërtetë, por nëse hani ushqim të shëndetshëm, mund të dukeni pesë deri dhjetë vite më i ri sesa që jeni. Tri procese që zhvillohet në trup, e kanë ndikim të madh në shkallën e plakjes janë "glycation", "infeksionet" dhe "oksidimi".

USHQIMI MË I DËMSHËM PËR PLAKJE TË SHPEJTË: USHQIMI ME BAZË TË GRURIT

Substancat e dëmshme përshpejtojnë procesin e plakjes, përfshirë këtu edhe dëmtimin e organeve dhe indeve dhe natyrisht rrudhat. Ndoshta ju duket befasuese, por niveli i lart i sheqerit në gjak në masë të madhe përshpejton plakjen. Kjo edhe është arsyeja pse personat që vuajnë nga diabeti duken më të moshuar. Gruri në vete përmban një lloj aspak të zakontë të karbohidrateve, të cilat nuk mund të gjenden në ushqimet tjera. Substanca e quajtur "amilopektinë", që është gjetur në sheqerin në gjak, që vjen nga gruri, në fakt është më i fortë se sheqeri i pastër. Në fakt, kjo substancë ngrit nivelin e sheqerit në gjak më shumë se secili karbohidrat tjetër. Kjo do të thotë se ushqimi, në bazë gruri, drithërat, buka dhe prodhimet tjera të pjekurinave shpeshherë shkaktojnë shumë nivelin e sheqerit në gjak.

(Kosova Sot Online)