Keni inflamacion në dhëmb? Këto katër bimë janë adutë tuaja

  • A.P /
  • 04 mars 2021 - 15:41
Keni inflamacion në dhëmb? Këto katër bimë janë adutë tuaja

Keni probleme me skuqjen, ënjtjet dhe gjakderdhje nga dhëmbët? Shpeshherë pësoni inflamacione të dhëmbëve dhe mishit? Ju paraqesim dhuratën nga natyra për të hequr qafe këtë problem

KAMOMILI

Kjo bimë ndihmon në shërimin e gingivitit. Në fakt, kamomili përmban përbërës kundër inflamacioneve dhe antiseptike. Krejt çfarë keni nevojë është ta shpëlani gojën me çaj kamomili. Kur të keni përgatitur çaj paksa më të fortë, e lini të ftohet për 10 minuta e pini dhe e shpëlani edhe gojën.

HITHRAT

Në hithra gjendet magnez, i cili është i hatashëm për luftën kundër gingivitit. Çaji nga hithrat ndikon edhe kundër baktereve.

NENEXHIKU

Nenexhiku shkëlqyeshëm lufton kundër baktereve që shkaktojnë gjakderdhjen nga dhëmbët. Natyrisht, më thjeshtë është të përgatitni çaj. Merrni dy lugë të gjetheve të bluara dhe i vendosni në gotë dhe i përvëloni me ujë të vluar. Çajin mund ta pini, por edhe ta përdorni për shpëlarjen e gojës.

SHERBELA

Kjo është një bimë e shkëlqyeshme për mbajtjen e higjienës në brendësinë e gojës. Përgatitni çaj nga sherbela për t'ju mbrojtur nga gingiviti. Por, mos konsumoni sasi të tepërt të çajit nga kjo bimë, pasi që mundet të shkaktojë ngërçe.

(Kosova Sot Online)