Sfida me limon për 28 ditë ndryshime të pabesueshme

  • A.P /
  • 05 mars 2021 - 15:39
Sfida me limon për 28 ditë ndryshime të pabesueshme

Nutricistja e njohur amerikane, Danette May, e ka publikuar në video, me dëshirën që të nxitë sa më shumë njerëz që t'i bashkëngjiten eksperimentit të saj. Bëhet fjalë për sfidën me limon që zgjat 28 ditë dhe sjell rezultatet të hatashme në disa nivele. Në fakt, limoni është ushqim alkalin, e shkaku i përbërësve që ka pastron helmet e grumbulluara në organizëm. Nëse e keni shprehi ta bëni për çdo ditë, trupi juaj gjithmonë do të jetë pa helme, sepse konsumimi i këtij lëngu për çdo mëngjes e zgjedh problemin.

Po ashtu, ky ritual i vogël mundet t'ju ndihmojë të humbni në peshë, sepse uji me limon e pastron mëlçinë, e cila në fakt është e ngarkuar për punë e shkrirjes së dhjamit. Kështu metabolizmi do të punojë më shpejt, uji nuk do të grumbullohet, e ju përfundimisht do ta keni linjën trupore që gjithmonë e keni dëshiruar. Nga e gjithë kjo do të jeni më të shëndetshëm, do të keni edhe më shumë energji dhe gjatë gjithë ditës do të ndiheni më mirë. Krejt çfarë duhet të bëni është që në gjysmë gote me ujë të shtrydhni lëngun e gjysmë- limonit dhe ta pini porsa të zgjoheni. 

(Kosova Sot Online)