Paralajmëron pranverën, por a e keni ditur sa e shëndetshme është?

  • E.K /
  • 05 March 2021 - 11:27
Paralajmëron pranverën, por a e keni ditur sa e shëndetshme është?

Hulumtimet kanë vërtetuar se lulevjollca parandalon rritjen e qelizave të kancerit. Përmban acide që janë pjesë përbërëse e aspirinës dhe ndikon në shërimin e dhimbjeve të kokës, migrenës dhe pagjumësisë.

SHËRON ORGANET E FRYMËMARRJES, POR EDHE KANCERIN

Lulevjollca lajmëron pranverën, por përdoret edhe në shërimin e organeve të frymëmarrjes dhe infeksioneve të zorrëve. Ndikon kundër inflamacioneve, kundër dhimbjeve, ndihmon në lehtësimin e kollës dhe ul temperaturën e trupit.

Hulumtimet tregojnë se lulevjollca parandalon rritjen e qelizave të kancerit. Posedon efekt antibakterial, e përdoret edhe te infeksionet e lëkurës, kafshimeve nga insektet, ndikon kundër dhimbjeve dhe si sedativ. Çaji nga lulevjollca përdoret kundër kollës, grumbullimit të mukozës, astmës, bronkitisit dhe infeksionit të mushkërive.

SHURUPI FORCON ZEMRËN DHE SHËRON PAGJUMËSINË

Për shurup ju nevojiten 90 gr gjethe të lules, 120 gr sheqer, 1,5 litra ujë. Gjethet i vendosni në ujin e vluar. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë 24 orë. Më pas ia shtoni sheqerin. E ngrohni në zjarr derisa sheqeri të tretet, e hiqni nga zjarri dhe e lini të ftohet.

(Kosova Sot Online)