6 ushqime që e shërojnë fytin e pezmatuar

  • E.K /
  • 08 March 2021 - 11:24
6 ushqime që e shërojnë fytin e pezmatuar

Pezmatimi i fytit shkakton dhimbje dhe irritime. Ka shumë ilaçe në treg që mund t'ju ndihmojnë ta luftoni, por nëse konsumoni ushqimet e duhura këtë proces mund ta shëroni më shpejt.

SUPË PULE

Supat e pulës gjithmonë janë në majë të listës kur bëhet fjalë për fytin e pezmatuar, pasi që është e pasur me substanca me efekt prej antibiotiku. Zbulon kongjestionin, largon inflamacionet dhe mbron nga viruset. Nëse supës i shtoni edhe xhenxhefil dhe karota, efekti do të jetë edhe më i fortë.

BANANET

Është me rëndësi të mos pini apo hani fruta që përmbajnë acide kur të ballafaqoheni me pezmatimin e fytit. Më shumë shkaktojnë dhimbje dhe rritim të fytit, se sa që shërojnë. Bananet janë fruta e përsosur për këtë. Posedon nivel të lartë me kalium, vitamina C, vitamina B6 dhe më shumë. Është e lehtë për ta përpirë dhe tretje.

LËNGU I LIMONIT DHE PËRZIERJA ME MJALTË

Limoni, limeja dhe mjalti janë artikuj që relaksojnë nga dhimbjet e fytit. Dihet se këto ushqime lehtësojnë inflamacionet në trup. Mund të konsumohet i ngrohtë apo edhe i ftohtë. Përzierja me mjaltë po ashtu është e shëndetshme në largimin e irritimeve dhe kongjestioneve në fyt.

VEZËT E FËRGUARA DHE TË BARDHËT E VEZËS

Proteinat janë të lehta për t'u tretur dhe të konsumohen, sidomos janë të rëndësishme kur vuani nga pezmatimet në fyt. Lehtësojnë dhimbjet dhe inflamacionet në fyt. Kini kujdes, shmangni keçapin dhe kripën, pasi që irritimi mund të përkeqësohet dhe të shkaktojnë më shumë dhimbje.

XHENXHEFILI OSE ÇAJI ME MJALTË

Çaji me mjaltë dhe çaji me xhenxhefil për shekuj me radhë janë përdorur në mjekësinë popullore. Një gotë çaj i ngrohtë nga njëri prej këtyre dy llojeve lehtëson prej irritimeve dhe ju bën të ndiheni më mirë. Dihet se lehtëson gjoksin dhe kongjestionet.

KAROTAT E ZIERA

Karotat janë të pasura me substanca antibakteriale që këtë fryt e shndërrojnë në një ilaç tradicional shumë të efektshëm. Karotat para se të konsumohen së pari duhet që të zihen, në mënyrë që t'ju lirojnë nga pezmatimet në fyt. Nëse i hani të freskëta vetëm sa mund ta irritoni pezmatimin në fyt.

(Kosova Sot Online)