6 ushqime të shëndetshme për ngritjen e energjisë, që nuk e zgjerojnë belin tuaj

  • E.K /
  • 12 mars 2021 - 11:31
6 ushqime të shëndetshme për ngritjen e energjisë, që nuk e zgjerojnë belin tuaj

Në disa raste, më së miri do të ishte që ta lejoni trupin tuaj të vendosë se çfarë është më së miri për ju. Nëse ndiheni të lodhur, atëherë provoni disa nga këto ushqime që funksionojnë te ju, duke jua ngritur nivelin e energjisë pa e zgjeruar belin tuaj.

BAJAMET

Nëse i konsumoni bajamet pa kripë dhe të papërpunuara, trupit tuaj i ofrojnë një energji të paketuar me nutriente. Nëse keni mundësi, provoni që arrat gjatë natës t'i futni në një gotë me ujë për t'i aktivizuar. Nëse veproni kështu, vlera e tyre ushqyese do të jetë më e madhe dhe do t'ia lejoni trupit që t'i tretë më lehtë.

JOGURTI

Shtoni pak jogurt nga qumështi i dhisë në kafjallin tuaj, në sallatë apo në ushqimin tjetër të preferuar tuajin, e do të furnizoheni me një dozë të mjaftueshme me kalcium dhe probiotikë. Probiotikët janë bakteri i mirë i gjetur në jogurt me mundësinë e ndryshimit të mikroflorës në zorrë, duke mundësuar forcimin e sistemit imun. Probiotikët ndihmojnë të keni zorrë të shëndosha, asiston në tretje.

SALMONI

Salmoni është i pasur me aminoacidet omega-3, për të cilin është vërtetuar se ndihmon në uljen e kolesterolit, potencialisht ndihmon në reduktimin e rrezikut për sëmundje të zemrës. Jo vetëm se është i mirë për zemër, salmoni posedon edhe proteina, vitamina B6, niacinë dhe riboflavinë. Këto të fundit ndihmojnë në shndërrimin e ushqimit në energji.

SPINAQI

Spinaqi në masë të madhe është i pasur me hekur, magnez dhe kalium. Magnezi luan rol të fuqishëm në prodhimin e energjisë dhe kur i shtohet edhe kaliumi mundësojnë një tretje të mirë dhe efektive në stomak dhe në rregullimin e nervave si dhe funksionimin e muskujve. Shtoni pak spinaq të freskët sallatës tuaj, apo shërbejeni me vezë për kafjall.

FARAT E KUNGULLIT

Konsumoni një të katërtën e gotës me fara të kungullit dhe do të furnizoheni me gjysmën e sasisë së nevojave ditore për magnez. Sikurse edhe në spinaq, magnezi ndihmon te eshtrat, në formimin e proteinave dhe relaksojnë muskujt përmes nivelit të lartë të kalciumit.

PATATET E ËMBLA

Burimi më i mirë i karbohidrateve të shëndetshme janë patatet e ëmbla, e po ashtu posedojnë edhe kalium, magnez, vitamina C dhe vitamina D. Të gjitha këto ndikojnë në ngritjen e energjisë dhe ndihmojnë që të mos ndiheni të lodhur. Janë shumë ushqyese dhe mund t'i konsumoni të zier, të pjekura, në sallatë.

(Kosova Sot Online)