Ambiciet e tepërta, të rrezikshme për jetën

  • E.K /
  • 13 March 2021 - 13:21
Ambiciet e tepërta, të rrezikshme për jetën

Njerëzit të cilët kanë një stil armiqësor-dominues të punës, janë më të rrezikuar që të kenë arterie jo elastike, gjë që e rritë rrezikun për sëmundje të zemrës. Pra, nëse jeni tepër ambicioz, lëre më që do t'ua nxini jetën kolegëve tuaj, por do ta dëmtoni edhe vetë shëndetin personal. Kërkuesit shkencorë nga Universiteti i Jutës (Utah) në SHBA kanë studiuar 500 persona, për ta parë efektin e personaliteteve të ndryshme në shëndetin e gjithmbarshëm.

Me këtë rast, ata vërejtën se qëndrimi armiqësor-dominues te meshkujt lidhet me një shtypje më të lartë të gjakut, por kjo nuk ishte vërejtur te femrat. Po ashtu, qëndrimi armiqësor-dominues lidhej edhe me konflikte më të shpeshta martesore dhe me një mbështetje më të ulët bashkëshortore. Autori i studimit, profesori i psikologjisë, Timothy Smith, tha se ky është një lajm i keq për ata që duan gjithsesi të arrijnë sukses në jetë, pra që kanë ambicie tepër të mëdha, të cilat tentojnë t'i realizojnë duke mbajtur një qëndrim armiqësordominues.

(Kosova Sot Online)