Sëmundjet që kuron hudhra dhe qepa

  • E.K /
  • 15 March 2021 - 09:00
Sëmundjet që kuron hudhra dhe qepa

Bëjini pjesë të dietës suaj.

Për shkak të aromës së tyre të fortë dhe të papëlqyeshme konsumimi i qepëve dhe hudhrave nuk parapëlqehet nga shumë persona. Por duhet të dini se qepa përmban vitaminat A, 81, 82, C, E, kalcium, hekur, fijeza, kripëra minerale, si dhe hormone bimore të ngjashme me insulinën. Përdorimi i rregullt i qepës ul nivelin e kolesterinës së keqe LDL. ndërsa e rrit nivelin e kolesterinës së mirë HDL.

Hudhra, ndërkaq, ka ndikim më të gjerë: parandalon dhe zbut ftohjet, ul nivelin e kolesterinës LDL, ul shtypjen e gjakut, shërben si parandalues i sulmit në zemër dhe në tru. Hudhra forcon sistemin imunologjik, rregullon sheqerin në gjak si dhe përmban antioksidantë të fuqishëm. Ndikimi i hudhrës është i njëjtë, pa marrë parasysh nëse hahet e freskët, e zier apo e pjekur. Për qëllime shëndetësore, do të duhej ngrënë një thelb hudhre në ditë. Ndërsa një grup shkencëtarësh të Institutit ‘Mario Negri’ dhe të Universitetit të Milanos analizuan 230 persona të diagnostikuar me kancer në stomak dhe 547 të tjerë të paprekur nga kjo sëmundje.

Në grupin e parë asnjë person nuk e mbante mend herën e fundit kur kishte konsumuar qepë apo hudhra, ndërsa grupi i dytë ishte konsumues i rregullt i tyre me minimumi një herë në javë. Studiuesit italianë thonë se nëse konsumohet të paktën 50 gram qepë në ditë, rreziku për t’u prekur nga kanceri në stomak, apo edhe sëmundje të tjera gastrike reduktohet me 40 përqind dhe nëse konsumohet edhe hudhra, këtij reduktimi i shtohet edhe një 30 përqindësh falë kësaj bime.

Si qepës ashtu edhe hudhrës i njihen vetitë për mbrojtjen e organizmit dhe forcimin e imunitetit, por studimi italian është i pari që dokumenton në të tilla përmasa rolin e tyre në parandalimin e kancerit në stomak falë sasisë së karbohidrateve që përmbajnë, të cilat ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

(Kosova Sot Online)