Hiqni qafe dhimbjet në shpinë për një minutë

  • E.K /
  • 23 mars 2021 - 13:03
Hiqni qafe dhimbjet në shpinë për një minutë

Gjithnjë e më shumë njerëzit ballafaqohen me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës. Ditët e gjata në punë, mënyra e jetës duke qëndruar ulur, sidomos pranë kompjuterit, të qëndruarit kërrusur mbi ekranin e telefonit apo tabletit tashmë janë përditshmëria jonë.

Parandalojeni dhimbjen në shpinë duke u ulur drejt, e shpina të qëndrojë e rrafshët. Duart mbani pranë trupit. Por, si t'i hiqni qafe dhimbjet që shkaktohen nga shiatiku? Vetëm përmes ushtrimeve! Qëndroni shtrirë në bark e më pas e ngrini kokën dhe pjesën tjetër të belit lart, më pas kthehuni në shpinë, këmbët i mbani gjunjë dhe ngrini lart belin dhe stomakun. Pastaj mblidhni gjunjët dhe prekni gjoksin. Ushtrimet i përsëritni nga dy herë dhe duhet të zgjasin nga tetë sekonda.

(Kosova Sot Online)