6 ushqimet që duhen shmangur për të pasur linja vitale

  • E.K /
  • 29 March 2021 - 14:12
6 ushqimet që duhen shmangur për të pasur linja vitale

Vera po afron, e kilogramët shtesë këtyre ditëve janë problem i vërtetë. Secila kafshatë tepricë gjithsesi se dhuron dhimbje koke! Prandaj, ja cilat janë ushqimet që duhet shmangur, nëse dëshironi të keni dhe të ruani linjën vitale.

MAKARONAT

Makaronat me gjalpë , të lyer me sos dhe me diç tjetër, të gjithë i preferojnë. Ajo që shumica nuk e di është se një porcion përmban, mesatarisht, 543 kalori dhe 33 gramë yndyrë. Në vend të makaronave të zakonshme, përdorni ato integrale,e sa për salcë, përkujdesuni të mos përmbajnë mish dhe djathë.

PATATET E SKUQURA

Një porcion paksa më i madh me patate të skuqura, që zakonisht shërbehet nëpër restorante të shumta, përmban hiq më pak se 570 kalori. Nëse krahas patateve të skuqura merrni edhe një hamburger, aty do të shtoni edhe rreth 670 kalori. SALSIÇET Qoftë nëse i hani për kafjall apo me diç tjetër, ato nuk janë aspak të dëshiruara për organizëm. Një salsiçe mesatare përmban 217 kalori dhe rreth 20 gramë yndyrë. Nëse i adhuroni kaq shumë, përcaktohuni për ato me pak yndyrë, për shembull salsiçet e pulës.

BUKA E BARDHË E FRESKËT

Një pjesë e bukës së bardhë përmban 65 kalori. Nuk ka ndonjë vlerë të lartë ushqyese nuk përmban mjaft vitamina dhe minerale, të cilat për shembull i përmban buka integrale, e kjo edhe është arsyeja pse keni një ndjenjë të rrejshme të ngopjes.

ÇIPSAT

Një qese e vogël me çips përmban rreth 125 kalori dhe 10 gramë yndyrë. Nëse hani, për shembull, vetëm tri qese në javë, për një vit vetëm me çips do të konsumoni 23.400 kalori. Në vend të çipsave përcaktohuni për kokoshka apo ndonjë alternativë me oriz.

PULA E PJEKUR

Nëse pulën e piqni në vaj, mishi i bardhë, edhe pse konsiderohet të jetë një mish deital, prapëseprapë do të ketë rreth 400 kalori dhe rreth 22 gramë yndyrë. Zëvendësojeni pjekjen e pulës me zierjen e saj dhe do të keni një shujtë mjaft të shëndetshme.