Ushqimet me indeks të ulët glikemik mund të lehtësojnë simptomat e autizmit

  • E.K /
  • 07 April 2021 - 10:28
Ushqimet me indeks të ulët glikemik mund të lehtësojnë simptomat e autizmit

Ushqimi i pasur me perime, fruta dhe drithëra, në bazë të një studimit të fundit, mundet të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të autizmit. Hulumtuesit kanë zbuluar se konsumimi i ushqimit me indeks të ulët glikemik, i ngjashëm me atë që e përdorin personat të cilët vuajnë nga diabeti në mënyrë që nivelin e sheqerit në gjakut e tyre ta mbajnë stabil, redukton simptomat e këtij çrregullimi. Zbulimet e tyre po ashtu ofrojnë të dhëna për të ndihmuar një shkas potencial të autizmit, kanë shtuar ata.

Ushqimet me nivel të ulët glikemik janë një masë se sa shpejt ushqimet që përmbajnë karbohidrate, si buka, drithërat dhe pjekurinat e pjekura, e rritin nivelin e glukozës në gjakrrjedhje. Përderisa ato ushqime që nuk e shkaktojnë rritjen e madhe, përfshirë perimet, peshkun, mishin me pak yndyrë, kanë indeks të ulët glikemik. Hulumtuesit kanë dashur të hetojnë nëse ushqimi me indeks të ulët glikemik mundet t'ju ndihmojë njerëzve me autizëm. Numri i njerëzve me këtë gjendje në dy dekadat e fundit është rritur dukshëm, pasi që nuk dihet shkaktari i kësaj gjendje. Dr Pamela Maher, e cila ishte marrë me studimin, thotë: 'Një gjë që po shkakton shumë ndryshime psikologjike në përgjithësi te njerëzit janë ndryshimet në ushqim'.

(Kosova Sot Online)