Vaji i kokosit, i pazëvendësueshëm sidomos gjatë verës

  • E.K /
  • 09 April 2021 - 11:04
Vaji i kokosit, i pazëvendësueshëm sidomos gjatë verës

Shumë nga problemet e verës, sikur që janë djegia e lëkurës nga dielli, djersitja e tepërt, apo lëkura e tharë, mund të kurohen me sukses me një substancë të vetme - vajin e kokos.

1. SHËRON DJEGIET E SHKAKTUARA NGA DIELLI

Vera për shumëkënd nënkupton rrezitjen në diell dhe larjen në det. Por, ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultravjollce të diellit, shkakton djegie të lëkurës. Për më tepër, rrezet ultravjollce mund të ndikojnë edhe në plakjen e lëkurës dhe ta rrisin rrezikun nga paraqitja e kancerit. Vaji i kokos është efikas te këto djegie, meqë thartirat e tij yndyrore e zvogëlojnë inflamacionin dhe e përtërijnë lëkurën. Po ashtu, vetitë hidratuese të këtij vaji parandalon qërimin e lëkurës. Thjesht, duhet ta lyeni vendin e djegur me vaj ekstra të virgjër të kokos, duke e lënë që të veprojë për disa orë. Por, sido që të jetë, mos dilni në diell pa vendosur krem me faktor mbrojtës.

2. I LUFTON AKNET

Aknet, njollat dhe "të dalat" e tjera në lëkurë janë më të rëndomta gjatë verës. Kur djersa të përzihet me zdralin dhe yndyrën e lëkurës suaj, atëherë ajo i mbyllë poret dhe çon deri te dalja e puçrrave. Vaji i kokos e pastron lëkurën tuaj, duke ndikuar edhe si antibakterial, preparat kundër kërpudhave dhe antioksidues. Qiteni pak vaj ekstra të virgjër të kokos në pjesën e prekur të lëkurës, para se të bini në gjumë. Shpëlajeni në mëngjes.

3. KUNDËR ERËS SË KEQE

Shumë njerëz, sidomos gjatë verës, kanë problem me djersitjen e tepërt e me këtë edhe me erën e keqe të djersës. E dimë se vetë djersa, si e tillë, nuk ka kurrfarë ere, por era e keqe vjen nga bakteret që rriten me të shpejtë në të. Vaji ekstra i virgjër i kokos vepron si deodorant. Ai përmban acidin larik, i cili mbytë bakteret e djersës. Bëni masazh të lehtë me vaj të kokos në vendet që djersiten më së shumti, po ashtu bëni dush më shpesh dhe pini sa më shumë ujë.

4. I SHKURTHON FLOKËT KAÇURRELA

Flokët kaçurrela shpesh kurthohen dhe është vështirë që të menaxhohen. Lagështia dhe nxehtësia ekstreme gjatë verës mund ta përkeqësojnë këtë problem. Ju mund t'i menaxhoni flokët e tilla pas trajtimit me vaj të kokos. Vetia hidratuese e këtij vaji i bën ato më të buta dhe më të "shtruara". Aplikojeni vajin e ngrohtë të kokos në flokët tuaja, mbuloni ato me një peshqir të nxehtë, duke e mbështjellë atë, që të mos humbet hidratimi. Lëreni që të qëndrojë ashtu për 30 minuta, më pas lani flokët me shamponin tuaj të preferuar.

5. KUNDËR LËKURËS SË THATË

Qëndrimi në diell mund ta bëjë lëkurën tuaj të thatë, e cila mund të fillojë edhe të çahet. Për ta larguar këtë problem, duhet që ta hidratoni lëkurën me vaj të kokos. Një gjë e tillë largon edhe qërimin e lëkurës. Para se të bëni dush, lyejeni tërë trupin tuaj me vaj të ngrohtë të kokos. Prisni rreth 30 minuta, më pas bëni dush si zakonisht. Në fund përdoreni ndonjë preparat të lehtë hidratues. Po ashtu, duhet të pini sa më shumë ujë. 6.

KUNDËR PICKIMIT TË INSEKTEVE

Gjatë verës, shumë njerëz heqin të zitë e ullirit nga pickimet e insekteve. Për ta arritur një lehtësi pas pickimit nga insektet, qoftë fluturuese, apo të tjera, aplikojeni një shtresë të hollë të vajit të kokos në vendin e prekur. Vetitë antiinflamatore të këtij vaji shpejt e largojnë dhembjen dhe kruarjen, por edhe rrezikun nga infeksionet, falë vetive të tij antibakteriale. Në mbrëmje, në ambient të hapur, mos rrini afër ujit, meqë aty rrinë më shumë insektet.

(Kosova Sot Online)