Si të ndaloni gërhitjen?

  • E.K /
  • 17 April 2021 - 10:21
Si të ndaloni gërhitjen?

Gërhitja është problem i zakonshëm. Ky zë i bezdisshëm mund ta çrregullojë gjumin tuaj, por edhe të partnerit. Nëse vuani nga gërhitja, para se të shkoni te mjeku, ju paraqesim disa ilaçe shtëpiake.

MENTA

Substancat kundër inflamacioneve në mentë ndihmojnë në reduktimin e ënjtjes së membranës në fyt, duke mundësuar frymëmarrje më të lehtë. Shtoni një apo dy pika vaj mente në një gotë me ujë. Shpëlajeni fytin me të para se të shkoni në shtrat. Sigurohuni të mos e përpini, ndërsa që kështu bëni disa herë mbrëmje, para gjumit.

HUDHRA

Hudhra ndihmon në reduktimin e mukozës së ndërtuar në kalimet nazale e po ashtu edhe inflamacionet në sistemin respirator. Pra, nëse gërhitni apo u janë bllokuar sinuset, hudhra ju ndihmon. Përtypni 1-2 hudhra e më pas pini një gotë me ujë. Bëjeni për natë, para gjumit dhe kënaquni duke fjetur.

VAJI I ULLIRIT

Pasi që posedon substanca të forta kundër inflamacioneve, vaji i ullirit lehtëson indet përkrah kalimeve respiratore, duke reduktuar ënjtjet për të siguruar kalim të sigurt të ajrit. Përdoreni këtë artikull ushqimor shtëpiak dhe ndaloni gërhitjen. Merrni çdo mbrëmje dy apo tri pika vaj ulliri. Kombinoni me një lugë mjaltë.

MJALTI

Një tjetër opsion për gërhitësit është mjalti. Pasi që posedon substanca kundër inflamacioneve, mjalti redukton ënjtjet rreth hapësirës së fytit dhe liron frymëmarrjen. Përzieni një lugë mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe e pini para se të shkoni në gjumë. Bëjeni këtë për ditë.

SHAFRANI

Pasi që është një antiseptik dhe antibiotik i fortë, shafrani mund ta trajtojë inflamacionin dhe ndihmon te gërhitjet e rënda. Shafrani do të duhej të përdoret me qumësht për trajtimin e gërhitjes. Lëngu i fituar ju ndihmon të merrni frymë më lehtë dhe ju forcon sistemin imun.

KAMOMILI

Kamomili njihet fare mirë për përbërësit e saj shërues, e ndihmon edhe të gërhitja. Po ashtu ndikon si lirues i muskujve dhe nervit, që tensionin muskujt dhe nervat përreth fytit dhe ju mundëson të flini më mirë. Shtoni një lugë lule kamomili në një gotë me ujë të vluar. Vlojeni edhe për 15 minuta. Përzieni dhe shtoni një lugë mjaltë.

(Kosova Sot Online)