Shurupi nga bagremi: Ilaçi natyral kundër dhimbjeve të kokës, fytit dhe ngërçeve në stomak

  • A.P /
  • 27 April 2021 - 19:50
Shurupi nga bagremi: Ilaçi natyral kundër dhimbjeve të kokës, fytit dhe ngërçeve në stomak

Përbërësit të cilët janë të nevojshëm që vetes t'ia përgatitni këtë shurup janë: tridhjetë degëza që luleve të bagremit, 1 litër ujë 500 gramë sheqer dhe një lugë e gjysmë lëng limoni. Si përgatitet shurupi? Ja mënyra e duhur për përgatitje: Në litrën e ujit shtoni sheqerin dhe e lini të vlojë ngadalë. Kur të ketë vluar uji, e mbuloni dhe e lini të vlojë edhe pak ngadalë për 20 minuta, duke e përzier kohë pas kohe.

Më pas e hiqni enën nga zjarri, e në ujin e vakët shtoni edhe lëngun e limonit. Vetëm atëherë kur përzierja të jetë ftohur në tërësi në enë shtoni edhe degët e bagremit. Degët dhe lulet e bagremit paraprakisht duhet t'i thani dhe më pas t'i pastroni. E lini të qëndrojnë për 24 orë, e më pas e kulloni lëngun. Kjo është kjo. E keni fituar shurupin, i cili shërben si ilaç natyral. Kur ta keni pirë shurupin, mund ta përzieni me ujë sepse është shumë i ëmbël. Shurupi ka shije të hatashme. Pos se shëron shumë sëmundje, midis të tjerash ndihmon edhe te dhimbjet e fytit, kollën dhe dhimbjet e kokës. Po ashtu, shurupi ju ndihmon në lirimin nga ngërçet q i ndjeni në stomak, apo edhe në rast të ftohjes. 

(Kosova Sot Online)