Receta tradicionale, që ju shpëton nga mundimet dimërore

  • 27 November 2015 - 16:58
Receta tradicionale, që ju shpëton nga mundimet dimërore

Me arritjen e dimrit dhe uljen e temperaturave, ftohjet dhe viroza  shfaqen shpesh. Kjo recetë tradicionale zbut kollën dhe frymëmarrjen e vështirësuar. Zbutni gripin dhe kollën me vetëm disa lugë të kësaj përgatitjeje vendore

Përbërësit:

7 lugë mjaltë

2 limonë të madhësisë mesatare

500 gr sheqer të vrugët ose 2 gota shurup dafine

500 gr qepë të kuqe

6 gota ujë

Në një enë piqni sheqerin e vrugët, e më pas ia shtoni edhe qepën e prerë. Pasi që qepa të jetë zbutur, shtoni ujin dhe zieni në temperaturë të mesme, derisa të thahet 1/3 e ujit, e më pas e lini nga anash që të ftohet. Shtrydhni limonin dhe përzieni me mjaltë dhe përbërësit për shurupin e ftohur. Përzieni gjithçka. Ilaçin e lini të qëndrojë gjatë natës, e në mëngjes e procedoni dhe e hidhni në një kavanoz. Merrni nga një lugë të shurupit para secilës shujtë.

(Kosova Sot)