6 burimet më të mira për proteina, që përshpejtojnë procesin e humbjes në peshë

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 13:17
6 burimet më të mira për proteina, që përshpejtojnë procesin e humbjes në peshë

Nëse dëshironi të humbni në peshë, në mënyrë krejt të shëndetshme, duhet pasur kujdes që në organizëm të konsumoni mjaft proteina. Falë proteinave, për një kohë më të gjatë do të jeni të ngopur, e krahas kësaj edhe do të shkrini më shumë kalori. Në vijim ju paraqesim ushqimet që përshpejtojnë procesin e humbjes në peshë, e nuk do ta ndjeni urinë me këtë rast.

BADEMI

Për çdo ditë hani badem të freskët, sepse vetëm pesëdhjetë gramë në ditë mjaftojnë që të mos e ndjeni urinë midis shujtave. Janë të pasur me proteina dhe pakësojnë dëshirën për ushqime të grimcuara dhe ëmbëlsira.

FARAT E KUNGULLIT

Konsumoni në mëngjes në kombinim me drithëra, në mënyrë që sa më gjatë të jeni të ngopur. Falë këtyre farave nuk do të dëshironi të hani ëmbëlsira midis shujtave.

VEZËT

Vezët janë zgjedhje e duhur për mëngjes dhe drekë, sepse dhurojnë ndjenjën e ngopjes dhe e stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak. Ju sugjerohen personave që sa më shpejt dëshirojnë të humbin në peshë.

JOGURTI

Shtoni një lugë jogurt në drithëra, "smoothie" apo konsumoni ashtu të vetëm, pa asgjë. Ushqimi i pasur me proteina parandalon rënien e nivelit të sheqerit në gjak dhe nuk do të keni nevojë për ëmbëlsira. Shmangni llojet e jogurtit që përmbajnë sheqer.

MISHI

Mishi i kafshëve, të cilat ushqehen ekskluzivisht me bar, është i pasur me proteina, por edhe me hekur. Ta konsumoni rregullisht në mënyrë që të keni mjaftueshëm energji për aktivitetet e përditshme.

PESHKU I YNDYRSHËM

Aminoacidet omega-3 janë të domosdoshme për mbajtjen në nivel të sheqerit në gjak. Më së shumti ka në sardele dhe në salmon, por edhe në llojet tjera të peshkut. Me konsumimin e rregullt të ushqimeve që janë të pasura me aminoacide omega 3, do ta krijoni ndjenjën e ngopjes.

(Kosova Sot Online)