Vishnjat dhe qershitë zvogëlojnë dhimbjet dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

  • E.K /
  • 04 maj 2021 - 13:44
Vishnjat dhe qershitë zvogëlojnë dhimbjet dhe ndihmojnë në humbjen e peshës

Studimet kanë zbuluar se vishnjat dhe qershitë janë të pasura me përbërës që ndikojnë mirë në shëndetin tonë.

1. Zbutin dhimbjet në muskuj Dr. Kerry Kuehl, specialist për mjekësi sportive, ka vëzhguar 55 vrapues dhe ka zbuluar se ata që kishin pirë lëngun e vishnjave apo të qershisë gjatë ushtrimeve dhe pas shumë më pak kishin ndier dhimbje në muskuj.

2. Ndihmojnë kundër artritit Antioksiduesit në vishnja zvogëlojnë nivelin e oksidit nitrik, substancë kimike kjo që e shkakton osteoartritin dhe artritin reumatoid. Studimet kanë treguar se femrat me osteoartritit, që kishin pirë lëng të vishnjave dhe të qershive dy herë në ditë për tri javë rresht, kishin më pak dhimbje, madje për 20 për qind. Pos këtyre dobive, qershitë dhe vishnjat zvogëlojnë dhimbjet në bark, ulin nivelin e sheqerit në gjak, ndihmojnë të flini më mirë si dhe e mbrojnë zemrën.

(Kosova Sot Online)