Ushtrimet që e largojnë celulitin

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 10:29
Ushtrimet që e largojnë celulitin

Celulitin mund ta largoni relativisht shpejt me anë të ushtrimeve të thjeshta dhe të lehta. Mjafton që të ndani 30 minuta, tre deri katër herë në javë, në mënyrë që t'i largoni shtresat e celulitit në trupin tuaj. Në paraqitjen e celulitit, përpos tjerash, ndikojnë edhe disa shprehi të këqija, sikur që janë pirja e duhanit, pasiviteti fizik, ushqimi jo adekuat, por edhe gjenet.

Sa iu përket ushtrimeve për largimin e celulitit, duhet që t'i mbani këmbët pak më të hapura sesa gjerësia e supeve dhe të bëni një gjysmë përkulje. Rrini ashtu disa sekonda, e më pas kthehuni në pozitën fillestare. Më pas, bëni një përkulje të plotë, derisa duart i mbani në bel, njërën këmbë e shtrini, derisa tjetrën e bëni gju. Një ushtrim tjetër, që është i dobishëm për largimin e celulitit është edhe ky: shtrijuni në shpinë, me duart nën trup dhe me këmbë të mbledhura në gjunjë. Ngriteni legenin (pelvikun) sa më lart dhe rrini në këtë pozitë për disa sekonda. Përsëriteni këtë 10-15 herë.

(Kosova Sot Online)