A e kanë gjetur shkencëtarët sekretin e jetës së përhershme?

  • E.K /
  • 17 May 2021 - 10:10
A e kanë gjetur shkencëtarët sekretin e jetës së përhershme?

Zbulimi sesi ndalohet procesi i plakjes te skraja, mund të çojë deri te një mundësi e tillë edhe te njerëzit. Një studim i bërë me skraja, ka gjetur sesi qelizat e pjekura, papritmas fillojnë procesin e "kthimit prapa", apo të përtëritjes. Shkencëtarët thonë se kjo dukuri paraqitet kur skrajat arrijnë pjekurinë seksuale. Ky zbulim është i rëndësishëm, meqë edhe njerëzit e kanë "ndërruesin" e tillë gjenetik.

Kjo d.m.th. se, në të ardhmen, shkencëtarët mund ta aktivizojnë këtë ndërrues dhe ta parandalojnë procesin e plakjes. Rezultatet e këtij studimi, të botuara në revistën shkencore "Molecular Cell", demantojnë mendimin e deritashëm se plakja është një proces jo i kthyeshëm, i cili, si i tillë, është i paevitueshëm. Skaja e cila është studiuar për nevojat e këtij studimi ishte e llojit C. elegans.

(Kosova Sot Online)