Si t'ia dilni mbanë me hemorroidet?

  • E.K /
  • 18 May 2021 - 13:18
Si t'ia dilni mbanë me hemorroidet?

Konsiderohet se deri në 60% të njerëzve kanë probleme të vogla, a të mëdha, me hemorroide. Për këtë shkak, ne ua sjellim disa këshilla sesi ta zbusni dhembjen e shkaktuar nga kjo sëmundje e bezdisshme. Për ta parandaluar paraqitjen e hemorroideve, duhet të pini sasi më të mëdha të ujit, ushqimi juaj duhet të përmbajë fibra, pemë, perime, etj. Një ushqim i tillë lehtëson zbrazjen e rregullt të zorrëve, gjë që parandalon paraqitjen e hemorroideve.

Nëse tanimë ju janë paraqitur hemorroidet, atëherë e dobishme është banja në vaskë me ujë të ngrohtë, duke qëndruar ulur, disa herë në ditë. Në vaskë preferohet që të shtoni edhe deri në 10 pikë të vajit të bergamotës. Rriteni sasinë e bioflavonoideve të konsumuara, duke ngrënë sa më shumë agrume, pemë të malit dhe drithëra. Nëse doni që ta largoni dhembjen aty për aty, merreni ca akull, mbështilleni me leckë të pastër dhe vendoseni në vendin ku keni dhembje.

(Kosova Sot Online)