Ngrënia e tepërt shkaktohet nga mungesa e hormoneve në tru

  • E.K /
  • 19 May 2021 - 11:42
Ngrënia e tepërt shkaktohet nga mungesa e hormoneve në tru

Nëse ju ndodh që ta konsumoni një ekstra pjesë të tortës edhe kur nuk keni uri, kjo ka gjasa të ndodhë për shkak të mungesës së hormoneve në trurin tuaj, gjë që shkakton të hani ushqim vetëm për kënaqësi. Në një studim të ri të fakultetit të mjekësisë 'Robert Wood Johnson' të publikuar në zhurnalin 'Cell Reports', hulumtuesit kanë zbuluar se kur hormoni glukagon është reduktuar në sistemin qendror nervor në minjtë laboratorikë, ata kanë ngrënë më shumë dhe kanë konsumuar më shumë ushqim me përqindje të lartë të yndyrës.

"Minjtë te të cilët është reduktuar hormoni kanë ngrënë më shumë sesa që kanë pasur nevojë ndërsa kanë treguar edhe preferencë për ushqim me përqindje të lartë të yndyrës", ka thënë Vincent Mirabella, student i fakultetit të mjekësisë, i cili ka qenë bashkautor i studimit. "Më pas, kur kemi rritur nivelin e hormonit në trutë e minjve, kemi qenë në gjendje që ta bllokojmë preferencën për ushqime me përqindje të larta të yndyrës", ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)