Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë një kontroll mjekësor?

  • A.P /
  • 23 May 2021 - 12:50
Kur ka qenë hera e fundit që keni bërë një kontroll mjekësor?

Shumica e njerëzve shkojnë tek mjeku vetëm atëherë kur kanë problem apo ndihen të sëmurë. Ekspertët sugjerojnë që dhe nëse jeni të shëndetshëm, duhet të rezervoni një takim me mjekun tuaj.

Një person i shëndetshëm duhet të vizitohet tek mjeku të paktën një herë në vit. Ndërsa personat të cilët kanë sëmundje gjenetikisht të trashëgueshme, është shumë e këshillueshme që të kryejnë vizita dy herë në vit.

Mbase ju duket e çuditshme që të shkoni tek mjeku kur ndiheni shumë mirë. Por të dhënat, tue cilave i’u referohet tregojnë se një e treta e personave që kanë kaluar atakun kardiak, nuk kanë pasur shenja paralajmëruese. Bllokimi i enëve të gjakut është një tjetër problem i cili mund të kuptohet përmes vizitave të rregullta tek mjeku. Po ashtu ndodh dhe me problemet me tensionin e lartë të gjakut, personat që vuajnë nga kjo sëmundje shpesh herë e anashkalojnë duke rrezikuar shëndetin e tyre. Të dhënat mjekësore kanë treguar dhe rreth 46% e sëmundjeve janë rezultat i gjenetikës. Këto sëmundje trashëgohen brez pas brezi, dhe është shumë e rëndësishme që të kuptohen që në fazat e para. Ekspertët theksojnë se nëse një sëmundje kapet në hapat e parë të saj, pacienti ka më shumë mundësi për një kurim të menjëhershëm.

Pse të prisni në urgjencë për orë të tëra për të takuar mjekun tuaj? Një zgjidhje fare e lehtë është që t’i paraprini situatës, dhe të rezervoni një takim me të. Problemi që ndodh me shumë persona është hutimi gjatë konsultës mjekësore. Ndodh shpesh që pacientët kur shkojnë tek mjeku nuk arrijnë të bëjnë pyetjet që duan.

(Kosova Sot Online)