Pemët më të shijshme verore

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 10:02
Pemët më të shijshme verore

Ky muaj na sjell shumë pemë dhe perime. Që të gjitha llojet pothuajse janë freskuese, që i bën të hatashme për ditët e ngrohta verore.

SHALQIRI

Shalqiri është pemë e vërtetë verore me shumë pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe kripë. Është burim i mirë për kalium, burim i hatashëm për vitamina A dhe C. Shalqiri është freskues, i ëmbël dhe ka aromë të këndshme. Për t'u kënaqur edhe më shumë, ju sugjerojmë lëngun e tij.

KAJSITË

Kajsitë përmbajnë pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe kripë. Janë burim i mirë për fibrat dietale dhe kalium, epo ashtu edhe për vitamina A dhe C. Tashmë në këtë periudhë kohore janë shumë të shijshme dhe të lira, gjithsesi duhet shfrytëzuar.

PJESHKAT

Përmbajnë shumë pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe kripë. Pjesa më e madhe e kalorive vjen nga sheqeri. Është burim i mirë për fibra dietale, vitamina A, niacinë dhe kalium, e është edhe burim për vitamina C.

FIKU

Kjo pjesë e vitit mund të jetë shumë e dobishme, sidomos duke konsumuar fik të freskët, që është shumë i shëndetshëm. Janë burim i hatashëm për kalium, mangan, vitamina B6, e po ashtu edhe për fibra dietale.

RRUSHI

Edhe pse gjatë gjithë vitit nuk është në dispozicion, sezoni i rrushit fillon në gusht. Përmban shumë pak yndyra të ngopura, kolesterol dhe kripë. Është burim i mirë për vitamina C dhe K. Rrushi është i shijshëm vetvetiu, nuk ka nevojë t'i shtohet asgjë.

PJEPRI

Është burim i mirë për fibra dietale, niacinë, vitamina B6 dhe acid folik. Është burim i hatashëm për vitamina A, C dhe kalium. Edhe pse përmban shumë sheqer, pjepri përmban pak yndyra të ngopura dhe kripëm si dhe pak kolesterol. Pjepri është i lëngshëm dhe freskuese, përshtatet mirë edhe me dardhë.

(Kosova Sot Online)