Diarreja - çfarë të hahet e çfarë jo?

  • E.K /
  • 27 May 2021 - 11:31
Diarreja - çfarë të hahet e çfarë jo?

BANANET

Treten lehtë dhe janë zgjedhje e shkëlqyeshme pasi që e qetësojnë sistemin tretës. Përmbajnë shumë kalium dhe do të kompensojnë elektrolitet që i keni humbur. Bananet janë burim për pektinë, fibra të lëngshme që nxitin absorbimin e lëngjeve që e lehtësojnë jashtëqitjen.

JOGURTI

Kur të vuani nga diarreja, sugjerohet të shmangni qumështin dhe prodhimet e tij, por jogurti përbën një përjashtim. Përcaktohuni për jogurtin e pasur me probiotikë. Probiotikët e ekuilibrojnë nivelin e baktereve të mira në sistemin tretës.

BORONICAT

Sugjerohet konsumimi i boronicave të thara. Ato janë të pasura me taninë dhe e zbutin infeksionin kronik. Boronicat po ashtu përmbajnë edhe antocianinë, të cilat posedojnë ndikim kundër baktereve, e njëkohësisht ndikojnë dhe veprojnë edhe si antioksidues.

USHQIMET QË DUHET T’I HANI QUMËSHTI

Laktoza mundet vetëm ta përkeqësojë diarrenë, sidomos tek ata persona që nuk e durojnë laktozën. Simptomat se nuk e duroni laktozën janë gazrat, ngërçet, mundimet. Personat që janë alergjik ndaj qumështit detyrimisht duhet shmangur të gjitha prodhimet e qumështit.

SPECAT PIKANTË

Specat pikantë përmbajnë substancën kapsaicinë, e cila mund të shkaktojë diarrenë, si dhe ta përkeqësojë atë ekzistuese. Po ashtu, disa njerëz ndjejnë vështirësi me tretjen kur konsumojnë specat pikantë.

KAFEINA

Kafeja, çaji dhe disa lëngje janë burim i kafeinës, e mund ta gjejmë edhe në çokollatë, çamçakëzë dhe në disa lloje të ujit në shishe. Kafeina stimulon punën e sistemit tretës, që mund të shkaktojë diarrenë.

(Kosova Sot Online)