Mungesa e gjumit të rregullt rrezik për kancer

  • E.K /
  • 31 May 2021 - 11:57
Mungesa e gjumit të rregullt rrezik për kancer

Studimi i fundit ka zbuluar se tek ata minj te të cilët për çdo javë kishte mungesë gjumi, tumoret e gjirit ishin lajmëruar tetë javë më parë se zakonisht. Studimi po ashtu ka treguar se minjtë që nuk kishin bërë një gjumë të rehatshëm kishin shtuar 20 për qind më shumë në peshë në krahasim me ata që kishin fjetur rehat, derisa nuk kishte pasur asnjë ndryshim në të ushqyer.

Rreziku për t'u prekur nga kanceri i gjirit te ato femra të cilat ndryshojnë orarin e gjumit mund të shfaqet pesë vite më herët, kanë shpjeguar shkencëtarët që kishin marrë pjesë në studim, duke theksuar po ashtu se ato femra të cilat kanë një histori në familje të personave të prekur nga kanceri, nuk duhet të kenë një vend pune me ndërrime.

(Kosova Sot Online)