Lëngu i ftohtë hyn më shpejt në organizëm

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 11:34
Lëngu i ftohtë hyn më shpejt në organizëm

Dehidrimi mund të sjellë probleme të ndryshme, siç janë këmbët e ënjtura dhe dhimbjet e kokës, e në raste më serioze edhe sëmundje të rrezikshme për jetën. Për këtë arsye duhet pirë tetë gota me ujë në ditë. Gjatë temperaturave të larta duhet konsumuar sa më tepër lëngje, pa marrë parasysh me çfarë aktiviteti merreni.

Në fakt, furnizimi i organizmit me lëngje i ndihmon zemrës që ta pompojë më lehtë gjakun nëpër vena dhe deri te muskujt. Duhet ditur se organizmi i njeriut përbëhet kryesisht nga uji dhe se është me rëndësi që të mbahen raportet e duhura për të funksionuar në mënyrë normale. Për shembull, truri përbëhet për 80 për qind nga uji, mushkëritë për 90 për qind, gjaku në fakt është për 83 për qind ujë, ndërsa muskujt përmbajnë madje 76 për qind ujë. Lëngu absorbohet më lehtë në organizëm nëse është më i ftohtë, kështu që rekomandohet që të pini diçka edhe nga frigoriferi. Hidratim i duhur konsiderohet konsumimi i lëngjeve para se të keni etje.

(Kosova Sot Online)