Trashemi nga hormonet

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 12:03
Trashemi nga hormonet

Insulina sheqerin e shndërron në shtresa dhjamore. Më shumë insulinë më shumë dhjam. Dr. Lustig thekson se mbipesha nuk vjen si pasojë e konsumimit të tepërt të ushqimit dhe mungesës së aktiviteteve fizike, së paku në të shumtën e rasteve. Ai beson se shprehitë në të ushqyer, përkatësisht, konsumimi i shtuar i ushqimit me mungesën e ushtrimeve dhe mungesa në lëvizje, ndikojnë në funksionimin e disa hormoneve të caktuara.

E, sipas tij, si pasojë e çrregullimit të punës së hormoneve, ne në fakt shtojmë në peshë. Ai thekson se ekziston mekanizmi i qartë biologjik, përmes të cilit ushqimi të cilin e konsumojmë e çrregullon punën e hormoneve, që në fakt na shtyn të konsumojmë sa më shumë ushqim, pra na shtyn të trashemi. Me fjalë të tjera, ne nuk shtojmë në peshë se hamë shumë, por hamë shumë sepse trashemi.

(Kosova Sot Online)