Shtatzënat të marrin suplemente të jodit, kjo forcon trurin e foshnjës

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 12:25
Shtatzënat të marrin suplemente të jodit, kjo forcon trurin e foshnjës

Dhënia grave shtatzëna një suplement të thjeshtë do ta forconte fuqinë e trurit, thonë ekspertët. Jodi ndihmon zhvillimin e trurit, sidomos gjatë periudhës sa është në mitër dhe në muajt e parë, duke e përmirësuar po ashtu nivelin e inteligjencës te fëmijët. Sikurse në shumicën e vendeve nëpër botë, ushqimi nuk është i forcuar me jod. Por, ekspertët pohojnë se gratë shtatzëna dhe ato gra që foshnjën e tyre e ushqejnë me qumështin e gjirit, duhet të marrin suplemente me jod.

Studimi është publikuar në revistën "Lancet Diabetes and Endocrinology", ndërsa që profesoresha Kate Jolly, që është një nga udhëheqëset e këtij studimi, nga universiteti në Birmingem thotë: 'Ka ardhur koha që të gjitha gratë shtatzëna, si dhe ato që ushqejnë foshnjat e tyre me qumësht gjiri, që për çdo ditë të marrin suplemente me jod. Edhe mungesa më e vogël e jodit, mund të ndikojë që fëmijët në të ardhmen të kenë shkallë më të ulët të inteligjencës'.

(Kosova Sot Online)