Ushqimet më të mira për zbutjen e simptomave të sëmundjes së Crohn-it

  • E.K /
  • 04 qershor 2021 - 10:40
Ushqimet më të mira për zbutjen e simptomave të sëmundjes së Crohn-it

Është një sfidë e vërtetë në përzgjedhjen e ushqimit nëse vuani nga sëmundja e Crohn-it. Kjo e bën edhe më të vështirë jetën për të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje inflamatore të traktit të zorrëve. Në vijim ju paraqesim disa nga ushqimet më të mira për të gjitha ata që vuajnë nga sëmundja e Crohn-it.

VEZËT

Ekzistojnë shumë mënyra për gatimin e vezës, kështu që kurrë nuk do të mërziteni duke e konsumuar këtë ushqim të bukur dhe të pasur me proteina cilësore. Sikurse mishi i kuq, vezët janë të lehta për procesin në traktin tuaj digjestiv. Po ashtu, trupin tuaj jua furnizojnë me jod, selen dhe vitamina B2, B12 dhe D.

QUMËSHTI I BAJAMEVE

Gjasat që të jeni joteolerant ndaj laktozës janë të mëdha, sidomos kur vuani nga sëmundja e Crohn-it. Kjo nuk do të thotë se gjatë gjithë jetës duhet të hiqni qafe nga një gotë qumësht, por ekziston një alternativë: bëhet fjalë për qumështin e bajameve. Shumica e qumështit të bajameve është i pasur me kalcium, që ju siguron eshtra dhe dhëmbë të shëndoshëm. Qumështi i bajameve përmban vitamina D dhe E.

BOLLGURI

Ajo që është më e mira është se bollguri është i pasur me fibra, që nuk dëmtojnë zorrët tuaja. Fibrat e tretshme absorbojnë ujë, kështu që kalojnë më lehtë dhe më but përmes traktit të zorrëve. Bollguri po ashtu është i pasur me karbohidrate, pasi që keni nevojë për shumë energji kur të vuani nga sëmundja e Crohn-it. Është ide e mirë që bollgurin të mos e zieni shumë, në mënyrë që të jetë shok edhe më i mirë për stomakun tuaj.

SUPË ME PERIME

Shumë njerëz që vuajnë nga sëmundja e Crohn-it vetëm se i shikojnë perimet, kjo për faktin se përmbajnë fibra që janë shumë të vështira për traktin digjestiv. Megjithatë, nuk është kurrfarë fshehtësie që perimet janë të mbushura me vitamina dhe minerale, për të cilat trupi juaj ka nevojë, si dhe për t'u shëruar nga dëmtimi i traktit digjestiv. Zieni supën me perime, duke ju shtuar karota, kungull, bizele.

ORIZI I BARDHË

Konsumimi i orizit të bardhë te shumë njerëz shikohet si me rezerva. Megjithëse është e vërtetë se nuk është i pasur me nutriente sikurse llojet e tjera të orizit, orizi i bardhë është ushqim i lehtë për stomakun e të gjithë atyre që vuajnë nga sëmundja e Crohn-it. Orizi i bardhë ofron një sasi të madhe të kalorive për të cilat trupi juaj ka nevojë për t'u shëruar nga efekti i sëmundjes.

PESHKU

Furnizoni trupin tuaj me proteina, duke dhuruar trupit energji, diçka që keni nevojë për të shëruar zorrët e dëmtuara si pasojë e sëmundjes së Crohn-it. Burime të këtyre aminoacideve, mineraleve dhe vitaminave janë lloje të ndryshme të peshkut, si tunë, salmon dhe shumë lloje të tjera të peshkut të yndyrshëm. Aminoacidet omega 3, me të cilat peshqit janë shumë të pasur, ofrojnë mbrojtje ndaj inflamacioneve që shërojnë zorrët e irrituara.

(Kosova Sot Online)