Me hudhër kundër insekteve

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 12:03
Me hudhër kundër insekteve

Ka ilaç kundër gjallesave të vogla gjakpirëse. Përmes mënyrës së të ushqyerit, që nënkupton konsumimin e më shumë pemëve dhe perimeve, e më pak mish dhe ëmbëlsira, mushkonjat do të largohen prej jush. Këtë sugjerim mjeku austriak dr. Bankhofer e bazon në studimin e tij se insektet pëlqejnë personat me "gjak tepër të thartë", e persona të tillë janë pikërisht ata që hanë shumë ëmbëlsira dhe mish.

Mënyrë tjetër për shmangien e tyre është hudhra, konsumimi i saj. Personat që nuk e durojnë këtë aromë, munden që me thelbin e saj të lyejnë pjesë të caktuara të trupit. Insektet nuk e pëlqejnë as aromën e vitaminave B, kështu që në ushqim duhet të kyçni edhe prodhimet nga mielli integral, prodhimet e qumështit, kërpudhat, arrat, ose sipas këshillave të mjekut austriak, trupin ta lyeni edhe me vaj nga livanda, karafili dhe uthull të mollës.

(Kosova Sot Online)