Çfarë i ndodh organizmit tuaj po e hodhët kafeinën?

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 10:03
Çfarë i ndodh organizmit tuaj po e hodhët kafeinën?

Nëse ditën e filloni me një filxhan kafe, do të jetë e vështirë ta ndryshoni këtë shprehi. Mirëpo, është e rëndësishme ta merrni atë vendim, sepse organizmit tuaj do t'ia bëni shumë ndere.

DO TË NDIHENI KEQ (PËR NJË KOHË)

Përgatituni që gjatë shtatë ditëve të para do të ndiheni keq si pasojë e pranisë së kafeinës në organizëm. Mund të ndjeni lidhje, dhimbje koke dhe ndryshime në disponim.

DO TË DOBËSOHENI

Shpeshherë nuk jemi të vetëdijshëm se sa shumë kalori konsumojmë përmes pijeve që përmbajnë kafeinë. Nuk është puna vetëm te kafeina, por te sheqeri që ju shtohet pijeve të cilat përmbajnë stimulues.

OSE DO TË TRASHENI

Kafeina përkohësisht tkurrë oreksin, e duke e ndaluar atë do të ndjeni nevojë për të ngrënë më shumë. Prandaj zgjedhja më e mirë është të pini kafe të zakonshme të zezë.

DO TË FLINI MË MIRË DHE DO TË KENI MË SHUMË ENERGJI

Gjumin mundet t'jua çrregullojë kafeina që e keni konsumuar në organizëm deri gjashtë orë para se të shkoni në gjumë. Do të zgjoheni të lodhur dhe do të kërkoni edhe më shumë kafeinë. Prandaj, njerëzit që nuk e përdorin kafeinën, kanë gjumë më të qetë dhe më të gjatë. Do të jeni më të qetë, do të keni tretje më të shëndetshme.

(Kosova Sot Online)