Eliksiret e rinisë që ju befasojnë me rezultate

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 11:07
Eliksiret e rinisë që ju befasojnë me rezultate

Eliksiret e pavdekshmërisë, jetëgjatësisë dhe bukurisë me shekuj ishin kërkuar nga shumë shkencëtarë, kështu që janë shfaqur edhe disa receta shëruese, të cilat deri sot ia kanë dalë të mbijetojnë.

ELIKSIRI I LINDOR I RINISË

Përzieni 100 ml lëng limoni, 200 gramë mjaltë dhe 50 ml vaj ulliri dhe çdo mëngjes merrni një lugë nga kjo përzierje në mëngjes, në lukth të zbrazët. Mund ta përgatisni edhe të freskët çdo mëngjes, duke përzier 1 lugë lëng të freskët nga limoni, 2 lugë mjaltë dhe gjysmë lugë vaj ulliri. Duke përdorur këtë eliksir, do të dukeni më të rinj në moshë, do ta përmirësoni tenin, freskoni lëkurën, përmirësoni tretjen dhe kurrë nuk do ta dini se çfarë është skleroza.

LËNGU I JETËGJATËSISË

Derdhni 25 gr rrënjë të koprës në një litër ujë të vluar, i zieni për 2 minuta dhe i lini të qëndrojnë për 10 minuta. Pini 3 gota në ditë.

ÇAJI I EGJIPTIT

Në Egjiptin e vjetër është shumë popullore çaji nga trëndafili i Sudanit - hibiskusi. Hibiskusi është i pasur me antioksidues që e mbrojnë lëkurën nga plakja, kështu që konsumimi i rregullt i çajit të hibiskusit mundëson që për një kohë më të gjatë ta ruani bukurinë dhe shëndetin.

(Kosova Sot Online)