A e dini se këto ushqime duhet t'i hani bashkë?

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 11:31
A e dini se këto ushqime duhet t'i hani bashkë?

Domatet dhe avokadot

Domatet janë të pasura me antioksidues, që pakëson rrezikun nga shfaqja e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Yndyrat nga avokado përmirësojnë efektin e karotenoideve.

Flluskat dhe lëngu i portokallit

Hulumtimet tregojnë se konsumimi i lëngut të portokallit derisa hani flluskat në mëngjes pastron arteriet dhe parandalon sulmet në zemër. Arsye janë substancat organike që gjenden në të dy artikujt, e që e stabilizojnë nivelin e kolesterolit.

Brokoli dhe patatet

Studimi i fundit tregon se si ky kombinim është i shkëlqyeshëm për parandalimin e kancerit të prostatës.

Boronicat, rrushi, portokajtë dhe mollët

Konsumim i më shumë pemëve përnjëherë është shumë i dobishëm për shëndetin sesa kur ta keni konsumuar vetëm një lloj.

(Kosova Sot Online)